Erkan Arifi, Blerim Bexheti, Isen Asani dhe Shaban Zendeli, pa përgjigje për procesin zgjedhor

Redaksia e Portalb.mk, gjatë ditës së djeshme dhe të sotme ka kontaktuar me kandidatët për kryetar të komunave me shumicë shqiptare të cilët kanë kaluar në rrethin e dytë zgjedhor të zgjedhjeve lokale të cilët janë mbajtur më 15 tetor.

Prej të gjithë kandidatëve që i kemi kontaktuar, telefonin nuk e kanë hapur 3 kandidatët e BDI-së, ai për Komunën e Likovës, Erkan Arifi, për Komunën e Sarajit, Blerim Bexheti dhe për Komunën e Tearcës, Isen Asani.

Kandidati i Lëvizjes BESA për Komunën e Likovës, Shaban Zendeli, tha se do të dalë me qëndrim të përgjithshëm pasi që të konstatohet gjendja me strukturat partiake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button