Strugë, Merko: Partitë që nuk kanë shkuar në rrethin e dytë janë pro kandidaturës sime

Kandidati i BDI-së për Komunën e Strugës, Ramiz Merko ka kaluar në rrethin e dytë të zgjedhjeve komunale që janë mbajtur më 15 tetor, ndërkaq si kundërkandidat do ta ketë Ziadin Selën e Aleancës për Shqiptarët. Merko në një deklaratë për Portalb.mk, tha se është i kënaqur me rezultatin e rrethit të parë, ndërkaq pret që të përkrahet në rrethin e dytë nga partitë tjera, njofton Portalb.mk.

“Procesi zgjedhor në Strugë kaloi të themi kushtimisht mirë me pak vërejtje, por me to merren institucionet e zgjedhura që kontrollojnë zgjedhjet. Mendojmë se fituan ata që më shumë u votuan, ne jemi të kënaqur me rezultatin, sepse ne jemi e cila ishte e vetme në zgjedhje, pa koalicionime të tjera, për dallim nga partia kundërshtare e Aleancës, kishte partinë e turqve, të romëve, por ajo është politikë e secilës parti ne nuk ndërhyjmë në ato gjëra”, tha Merko.

Ai tha se nuk kanë ndonjë marrëveshje konkrete për bashkëpunim, megjithatë pret që partitë që nuk kanë kaluar në rrethin e dytë ta përkrahin kandidaturën e tij.

“Ende nuk ka marrëveshje konkrete. Tani punojmë rreth rezultateve që i kemi përpara dhe sigurisht bëjmë strategji për rrethin e dytë i cili duhet të jetë më i fortë dhe të na nxjerri fitimtar. E shohim se atmosfera është pozitive përkrahjet vijnë e rriten nga të gjithë subjektet që kanë qenë në rrethin e parë dhe tani që nuk janë pro kandidaturës sime”, tha Merko.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button