MIKUT POET

Lindita Kadriu

Lindita Kadriu

(ka disa muaj që kur e lexoj në këtë portal them në vete “kjo kolumnë është kulmi”, e rilexoj shumë herë, mandej vjen java tjetër dhe sjell kulm tjetër. E paimagjinueshme për tjetër autor në hapësirën mbarëshqiptare. Fascinante).

“Ko o çemu…”, unë për Salajdinin.

AMA ANI

Nëse mundemi gjithë ditë dhe natën e lume të dëgjojmë, lexojmë apo flasim për politikanët shpesh të dobët që nuk e bëjnë mirë punën e vet, BILE SHPESH E OFENDOJNË INTELIGJENCËN DHE MBAMENDJEN E QYTETARIT MESATAR, përse mos tematizojmë më shpesh, privatisht dhe publikisht, njerëzit që ta them me një varg të tij “kanë dëshmuar ekzistencën e vet” ose artistët që në parim veprojnë për qejf të vet…krijojnë ngaqë nuk dinë të bëjnë tjetër gjë. Dhe as që duhet të bëjnë diçka tjetër duke harxhuar së koti kohën dhe energjinë kreative. Kur edhe në Maqedoni një krijues do të mund të jetojë nga krijimtaria e vet atëherë do të kemi një parametër signifikant të zhvillimi shoqëror dhe shpirtëror.

…nëse nuk konkurron në Ministri të Kulturës deri më 15 nëntor për të mbledhur si libër këto tekste, njëri më i mirë se tjetri, në këtë periudhë shpërthyese të krijimtarisë tënde edhe ashtu briliante (asnjë fjalë e këtu) ATËHERË, e them publikisht se do të konkurroj në emrin tënd atje duke ta falsifikuar nënshkrimin.
Të lumtë për të gjitha kënaqësitë dhe mësimet që marrim prej ciklit më të mirë të kolumnave që kam lexuar ndonjëherë në hapësirën mbarëshqiptare dhe ballkanase, në ato gjuhë që njoh.
Kolumnën e parafundit rrënqethshëm të bukur dhe iluminuese “Mbi librin apo mungesën e lumturisë” e ke mbaruar me:

“Dhe dua të besoj se nuk ju kam bezdisur me këtë shkrim.

Një njeri i shkrimit ndjehet keq vetëm kur e kujton se dikë mund ta ketë bezdisur”.

E them saherë se vërtet çallëm kanë zakonisht ata të cilët nuk kanë arsye që ta kenë.
Mendja u rritet vetëm atyre që e kanë mendjen e vogël.
Salo, ta përfundoj me vargjet e kënges “Me plakun Santjago” nga përmbledhja “Vdes pas gjerave te imta si ti” nga e cila di përmendësh gati gjysmën e poezive dhe kjo nuk është lavdërim për mua, por për autorin!

“…miku im i vjetër
ti miku im i ri
kokën që s’e çajmë për një dimension të humbur kohe,
pavdekësinë…”.

Salo, miku im i ngushtë anise nuk të shoh aq shpesh sa kam dëshirë dhe nevojë (mik s’është ai që e shohim shpesh, por ai që duam shpesh ta takojmë)…mua vetëm tash duke shkruar më erdhi në mendje ajo që ta kam thënë edhe më herët…
Pra, jo vetëm përmbledhje kolumnash, sivjet duhet bërë, patjeter bërë, ribotimin e “Vdes pas gjërave të imta si ti” se më vjen turp për politikën tonë kulturore që nuk ka as kompas as kriter, e tillë pa orientim dhe e kequdhëhequr ka qenë gjatë tërë demokracisë. Dhe më vjen keq për mikun poet i cili për mua personalisht është më i arrirë se çdo poet tjetër shqiptar që libri i tij nuk gjendet në asnjë librari për ta blerë, shijuar, për të edukuar fëmijët tanë me poezi, për ta përmirësuar veten dhe botën përmes poezisë, çkado që të nënkuptojmë me fjalën e madhe-fjalen e vogël BOTË.

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

3 thoughts on “MIKUT POET

  1. Po a per muhabete ala bitpazarce eshte ky portalb more? Komente jane keto, per nje shkrim qe meriton me te vertete qe komentohet dhe te kritikohet qofte pozitivisht qofte negativisht?
    Sdoqofte, edhe keto jane shkrime (:_

  2. Sa nuk eshte i qarte ky komenti yt. Pika e pikepyetja te perdorura vend e pa vend dhe vertet ben te pakuptimte gjithcka qe ke deshiruar te komentosh. Dhe ku? Mu ne tekstin e shkrimtares se vetme shqiptare tek ne.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP