Drejtuesit e Invest Macedonia vizitojnë Tiranën, kërkohen mundësi bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve

Sot dhe nesër në Tiranë qëndrojnë për vizitë zyrtare Igor Trajanovski, zëvendësdrejtor ekzekutiv i Invest Macedonia si dhe drejtuesi i zyrës ndërkombëtare ”FM Consulting”, Fatos Mustafa. Delegacioni nga Maqedonia do të ketë mundësi që të pritet në takime nga përfaqësues të qeverisë, por edhe drejtues të institucioneve në mbështetje të sipërmarrjes, si dhe biznesmenë të suksesshëm shqiptarë.

”Maqedonia dhe Shqipëria, si fqinjë të afërt kanë nevojë për lidhje të ndërsjella që janë në interes për të dy vendet. Një ndër mënyrat se si mundemi ta rrisim këtë bashkëpunim është ndërmjet organizimit të vazhdueshëm të vizitave të ndërsjella, si me qeveritarët, ashtu edhe me komunitetin e biznesit për të njohur nga afër potencialet. Maqedonia zbaton një model të suksesshëm për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, si dhe ofron subvencione e përjashtime nga taksat për investimet e reja. Shqipëria ofron dalje në det dhe porte të rëndësishme për nga ana strategjike, siç është ai i Durrësit, Vlorës, Sarandës, Shëngjinit etj”, tha Mustafa.

Ai shtoi se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të punojnë për të krijuar një treg të përbashkët për investimet, tregtinë dhe turizmin. Mes delegacionit të Invest Macedonia dhe palës shqiptare gjatë dy ditëve do të ndahen përvojat pozitive edhe në lidhje me diplomacinë ekonomike, e cila gjithmonë e më shumë po ndihmon në rritjen e investimeve të drejtpërdrejta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button