Janë zbuluar identitetet e të burgosurve që tentuan ta vrasin Ziadin Selën (FOTO/VIDEO)

Andrej Micov (22), Nikolla Vojminovski (39), Aleksandër Janevski – Toshta (57), Kosta Dellov (26) dhe Stojan Pavllevski (51) janë arrestuar me urdhrin e Prokurorisë Themelore Publike – Shkup për sulmin e përgjakshëm që kanë kryer ndaj Ziadin Selës, bën të ditur NOVA TV nga burimet e hetimit, njofton Portalb.mk.

Ata janë të dyshuar se janë bashkëpunëtor në tentativën për vrasje të deputetit Ziadin Sela me 27 prill në Kuvend.

Pas bastisjes së kryer në shtëpitë e tyre të gjithë janë dërguar në stacionin policor.

Aleksandër Janevski – Toshta pas sulmin në kuvend theksoi se ai nuk e ka sulmuar Ziadin Selën, por ka ndihmuar që ta nxjerrin nga turma. Toshta ditën e zgjedhjeve pardje, ku priteshin rezultatet ishte në selinë e VMRO-DPMNE-së. Ai është kryetar i degës komunale në Kisella Vodë  dhe kryetar i dy shoqatave.

Aleksandër Janevski – Toshta
Aleksandër Janevski – Toshta

Kosta Dellov vetë e ka pranuar se ka marrë pjesë në rrahjen ndaj Selës dhe së bashku me Nikolla Vojminovskin prej në maj u ftuan në bisedë për ngjarjet që ndodhën në Kuvend me 27 prill, por u liruan.

“Ndjenja kur në mënyrë brutale e ka rrahur Ziadin Selën me goditje në kokë, e pavlefshme”, shkroi në profilin e tij të facebook-ut pas ngjarjeve në kuvend.

 

Më i riu, Andrej Micov gjithashtu në facebook publikoi fotografi me maskë në Kuvend.

Për tentativën për vrasje ndaj Selës, para disa muajve u arrestuan Kire Gjorgievski dhe babai i tij dhe ato për momentin ndodhen në burgun hetues të Shutkës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button