Në Belize është shpallur ditë zie

Sasho Ordanovski

Nuk jam i sigurt se çfarë do të tregojnë numërimet përfundimtare të votave nga rrethi i parë i zgjedhjeve vendore, por është e mundshme që Ali Ahmeti dhe BDI, shokët e vjetër të Familjes, të kenë rekomanduar votim të përmbajtur për Shilegovin në Shkup, që, nëse shkohet në rrethin e dytë të votimit në kryeqytet, ta detyrojnë LSDM ti mbështesë në rrethet e dyta kandidatët e BDI në Gostivar, Tetovë, Strugë, Çair etj. Me këtë, për lamtumirë, për një ose dy javë ia vazhdojnë komën e induktuar politike në të cilën gjendet Gruevski, edhe pse disfata e tij personale dhe partiake në këto zgjedhje është e qartë dhe bindëse.

I ndalur pas foltores partiake në sallat e zbrazëta të mauzoleut partiak, ai mbrëmë vonë për një grimë iu shmang infarktit, ndërsa mes belbëzimit  për parregullsitë në zgjedhje, kuptuam se ai ka vendosur të mos jep menjëherë dorëheqje, por ta zgjasë edhe pak me “blla -blla-blla-analiza të rezultateve”. Interpretimet janë se me prolongimin e atij akti ( dorëheqjes, jo infarktit) nuk dëshiron t’i mohojë kandidatët e tij për rrethin e dytë të votimeve. Mua më duket se do të ndodhte pikërisht e kundërta: nëse do të jepte dorëheqje, do ti rriste papritmas shanset e kandidatëve të partisë së tij në rrethin e dytë të votimeve, aty ku do të ketë! Pra, vërejeni numrin e votave të pavlefshme në Kisella Vodë dhe Gazi Babë, për shembull, ato bastione të dkurshme të VMRO-DPMNE, të gjitha ato fletëvotime të pavlefshme të partisë së Gruevskit të cilët NUK DUAN të votojnë për atë, dhe për këtë arsye edhe nuk votojnë për kandidatët e tij. Në këtë mënyrë, me vazhdimin e agonisë së tij politike para infarkti, është pothuajse e sigurt se 90% nga mbivotimet plotësuese do të shkojnë në llogari të LSDM.

“Koha e gruevizmit në Republikën e Maqedonisë dhe në VMRO-DPMNE- mbaroi!”, me duartrokitje shpallën reformatorët në VMRO – DPMNE në konferencën e djeshme, njerëzit që padyshim i “gjykuan” Gruevskit në partinë e tij. Kjo është vlerësimi i saktë, përfundimtar për zgjedhjet e fundit, madje edhe pavarësisht nga zhvillimi i rrethit të dytë të votimeve. Të përkujtohemi: ai jo vetëm se nuk deshi të negociojë me reformatorët, por as nuk ka dashur të bisedojë me ata! Tani më edhe nuk duhet, por edhe nuk mundet. Vargu i vlerësimeve të gabueshme që i bëri në dy – te vitet e fundit është spektakolar.

Gruevski me shpirt u mundua të na e bëjë jetën sa më të hidhur, të na lodhë deri në fund, të na tërheq si në atë makinat  e inkuizitorëve për tërheqje të “jobesimtarëve”, që në fund, pas disa vitesh të gjata maltretimi, votuesit ta shtrijnë atë, gjerë e gjatë, që ti japin me dije qartë dhe masovikisht se e kanë mjaftë nga ai dhe nga Familja!

Për fat të keq, “Epoka e re” mbaroi para se të fillojë, dhe jam i sigurt se Grujo ka pasur edhe shumë ide të freskëta dhe projekte inovative historike të cilat Maqedonia asnjëherë më nuk do të ketë mundësi ti zbatojë me paratë e popullit.

Sot në Belize është shpallur ditë zie, nga nesër pritet recesioni.

Pra, bashkë me Grujon, nga skena politike e Maqedonisë përgjithmonë po largohen edhe shëmtitë politike siç janë Stevço Jakimovski, Amdi Bajram, Johan Tarçullovski dhe të ngjashëm, këto ofendime për çdo moral të mirë dhe inteligjencë qytetare, të cilët ishim të detyruar ti durojmë me vite. Është e mundur që shumica nga ata, e ndoshta edhe me siguri, nga sfera e politikës të shpërngulen në kronikat e zeza të shtetit tonë juridik që në këtë muaj, ndërsa bashkë me ata do të shkojnë edhe ekipet e “kalëmbajtësve” me të cilët vodhën qindra milionë para popullore. Dëgjoj se për disa nga ata lëndët gjyqësore veç më janë të përgatitura, me kordhele.

Me këtë i vihet pikë kësaj faze të fatit politik në Maqedoni. Tani na presin reforma të mëdha në çdo fushë të këtij vendi të shkatërruar. Mirë është, tani hapet edhe rruga që prej tani e më tutje, pak më hollësisht të merremi me LSDM. Sepse, siç e dini, kjo është një parti super e mirë dhe e shkëlqyer e cila me siguri nuk do tu dëshpërojë me sundimin e vet gjatë viteve të ardhshme…

Burimi: Civilmedia

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP