MPB kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tre dhunuesve në Kuvend (FOTO)

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kërkojnë ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tre dhunuesve që morën pjesë në të enjten e përgjakshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me 27 prill, njofton Portalb.mk.

“Për shkak nevojave të procedurës hetimore që zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike- Shkup, në lidhje me veprën penale të bërë me 27.04.2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me miratimin paraprak nga prokurori publik po bëhet shfaqje publike të fotografive për tre persona që janë të rëndësishëm për procedurën. Për këtë qëllim i ftojmë qytetarët që kanë çfarëdolloj njohurie për këto persona, menjëherë të njoftojnë në stacionin policor më të afërt, të paraqiten në numrin 192 dhe ta përdorin aplikacionin “Paraqit person të dyshuar” në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme ose të paraqesin në Prokurorinë Publike”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button