Carovska: Askush nuk do të mbetet pa ushqim, veshje dhe kulm mbi kokë (VIDEO)

Me rastin e Ditës botërore të luftës kundër varfërisë, 17 tetorit, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska me një video iu drejtua opinionit duke alarmuar se shkalla e varfërisë në Maqedoni është e lartë. 21.5% e popullatës jetojnë në varfëri. Carovska ka për qëllim që deri në vitin 2020 kjo shkallë të ulet, njofton Portalb.mk.

Mes masave që Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do t’i ndërmarrë në periudhën e ardhshme është shkurtimi i harxhimeve joproduktive që të mbeten para më shumë për qytetarët.

“Askush nuk do të mbetet pa ushqim, veshje dhe kulm mbi kokë. Maqedonia me kushtetutë është e definuar si shtet social, por në realitet sistemi shpesh dështon”, tha Carovska në video.

Një pjesë e masave janë edhe përfshirja e të varfërve në tregun e punës, por duke marrë parasysh se një numër i lartë janë në punë, masat përfshijnë edhe rritje të pagës minimale. Më tej të rinjve u garantohet perspektivë dhe të punohet në përmirësimin e pozitës ekonomike të grave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button