SHBA bën thirrje për përmbajtje në Kirkuk

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për qetësi, pasi forcat qeveritare të Irakut kanë rimarrë nga kontrolli kurd qytetin verior të Kirkukut, përcjell REL.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert, u bëri thirrje të gjitha palëve që “të shmangin përleshjet e mëtejshme”.

“Ne mbështesim ushtrimin paqësor të administratës nga qeveria qendrore dhe ajo rajonale, në përputhje me Kushtetutën e Irakut”, tha Nauert.

Ushtarët irakianë kanë hyrë në Kirkuk tri javë pasi rajoni i Kurdistanit ka mbajtur referendumin për pavarësi.

Ushtria synon të rimarrë zonat që i kanë nën kontroll kurdët prejse i kanë dëbuar militantët e Shtetit Islamik nga rajoni.

Banorët e zonave të kontrolluara nga kurdët, përfshirë Kirkukun, e kanë mbështetur fuqishëm ndarjen nga Iraku në referendumin e 25 shtatorit.

Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, e ka shpallur referendumin jokushtetues, por qeveria rajonale e Kurdistanit ka këmbëngulur se ai është i ligjshëm.

Abadi tha se operacioni në Kirkuk ka qenë i nevojshëm “për të mbrojtur unitetin e vendit, i cili është në rrezik nga ndarja për shkak të referendumit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button