Zaev: Lidhjet kulturore me Italinë janë shembull se si duhet të bashkëpunohet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev, mbrëmë kishte fjalim në solemnitetin me rastin e hapjes së manifestimit “Java e gjuhës dhe kulturës italiane”, e cila këtë  vit mbahet për të 17-n herë, kumtoi pres-shërbimi qeveritar.

Zaev theksoi se “Java e gjuhës dhe kulturës italiane në botë”, është ngjarje, e cila me programin e saj paraqet edhe një urë bashkëpunimi mes dy vendeve kryesisht mike, Republika e Italisë dhe Republika e Maqedonisë.

“Italia është një nga shumë vendet në botë, që njerëzimit i kanë dhuruar  artefakte më të rëndësishme kulturore. Përmes historisë civilizimi ynë nuk ka asnjë gjeneratë që nuk është inspiruar nga thesari kulturor i çmueshëm dhe jashtëzakonisht i begatshëm i Italisë”, tha Zaevi.

Maqedonia dhe Italia, siç theksoi, rregullisht nënshkruajnë programe për bashkëpunim në fushën e kulturës, arsim dhe shkencë. Bashkëpunimi i vazhdueshëm bilateral, shtoi Zaev është konfirmim se Maqedonia dhe Italia, si mbështetës dhe mik i ynë i madh, kultivojnë raporte të shkëlqyera dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm në fushën e kulturës, shkencës dhe arsimit.

Заев италијанска недела

Në kontekst të filmit dokumentar “Trieste, Jugosllavia” që u shfaq mbrëmë, e i cili flet për rolin e qytetit të Triestes, respektivisht Italisë, si “portë” drejt Perëndimit për ish RSFJ, Zaev tha se ky qytet italian edhe sot për Maqedoninë dhe për vendet e tjera të rajonit ka rëndësi të veçantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP