Aleanca për Shqiptarët: Nuk kemi dalë nga Qeveria

“Informojmë publikun, se informatat dhe lajmet e publikuara nëpër disa portale se Aleanca për Shqiptarët do të del nga Qeveria, janë dezinformata dhe të pavërteta që kanë për qëllim të krijojnë konfuzion”, thuhet në reagimin e Aleancën për Shqiptarët.

“Rikujtojmë opinionin se pjesëmarrja e ASH në Qeveri, ka dhënë efektet pozitive në interes të shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve në Maqedoni. Kontributi politik i ASH në krijimin e Qeverisë reformatore, Zgjedhja e Kryetarit shqiptar të Parlamentit, ishin disa nga përcaktimet dhe zotimet e  ASH, për tu bërë pjesë e qeverisë, që sot janë realitet. Funksionimi i shtetit të së drejtës në Maqedoni, si dhe rishqyrtimi i rasteve të montuara politike, vënia në procedurë parlamentare të Ligjit të Gjuhës shqipe si dhe votimi i sajë ditëve në vijim janë treguesit më të saktë të rolit dhe veprimit politik të Aleancës për Shqiptarët, si dhe kontributi ynë në përcaktimin politik në instalimin e vlerave euro-atlantike, si dhe integrimi sa më i shpejtë në NATO dhe UE. Rezultatet pozitive të ASH në zgjedhjet Lokale 2017, dyfishimi i votave, si dhe mundësia reale e ASH për ti fituar pesë Komuna në rrethin e dyte zgjedhor, flasin se ASH ka rritje jashtëzakonisht të madhe në krahasim me subjektet tjera politike shqiptare, që i bie se ASH ka legjitimitet të dyfishuar dhe të plotë për të qenë pjesë e qeverisë së RM, duke e materializuar potencialin votues, në shërbim të shqiptarëve dhe qytetarëve në përgjithësi”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button