Janë arrestuar pesë persona për tentativë për vrasje ndaj Ziadin Selës në Kuvend

Prokuroria Publike sot njoftoi se në procedurën që zhvillohet në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup për ngjarjet që ndodhën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë me 27 prill, për sulmin ndaj Ziadin Selës prokurori publik dha urdhër për zgjerimin e hetimit për pesë persona tjerë për kryerje të veprës penale tentativë për vrasje të kryer në bashkëpunim, njofton Portalb.mk.

“Pesë personat, pas kërkesës së prokurorit publik janë privuar nga liria gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre. Gjatë ditës Prokuroria do të ndërmarrë veprime për konfirmimin e fakteve dhe kundër personave tjerë”, njoftuan nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button