Thaçi dekoron ish-ministrin kanadez me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”

Presidenti Thaçi dekoroi ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Axworthy, me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova”.

Axworthy ishte ministër gjatë periudhës ‎‎1996-2000.Presidenti Thaci ka pritur sot në takim ish-ministrin e Jashtëm të Kanadasë, Lloyd Axworthy, të cilit i ndau çmimin ‘Dr. Ibrahim Rugova’.Me këtë rast, i pari i vendit tha se “Kanada ka përkrahur Kosovën në një periudhë të rëndë të saj, por edhe në ndërtimin e shtetit. Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ndërsa, Arsyeja e dekorimit të ish-ministrit kanadez ishe kontributi i dhënë në ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë si dhe kultivimin e miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Kanadasë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP