Berisha: Tahiri drejt arrestit ndërkombëtar

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në një status në rrjetet sociale ka deklaruar shumë fort se ish-ministri i Brendshëm është drejt arrestit ndërkombëtar, pas lajmit të publikuar në mediat italiane se është prangosur për trafik droge, si kapo i një bande kushëriri i tij.

Statusi i plotë:

Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit nderkombetar!

Miq! Arrestohet ne Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku qe transportoi 3.5 ton droge me skafin e Saje qorrit ne Itali.

Po ju rikujtoj ketu se Habilajt, sipas kontrollit te TIMS kane transportuar dorge jashte vendi 27 here me makinen e kushos-bandit minister Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin ketij te fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi ate dhe e dha per ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikerisht diten e vizites se Edi Rames ne Berne. Gjithashu, 3,5 ton droge ne Itali, sipas burimeve te sigurta te vendit mik, eshte transportuar me skafin e Saje qorrit, te cilin ai e bleu dhe e la ne “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve qe kemi bere ne parlament Saje qorri u detyrua te beje nje akt shitje fallco te skafit te tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button