Petre Shilegov shpall fitoren në raundin e parë

Kandidati i LSDM-së për qytetin e Shkupit Petre Shilegov ka shpallur fitoren e tij që në raundin e parë. Ai me këtë rast është shprehur se fitorja është e qartë, ndërsa Shkupi po lind sërish. Shilegov gjithashtu përmendi se fitorja për kryeqendrën dëshmon se qytetarët kanë votuar pa presione, të lirë dhe në mënyrë demokratike. Megjithatë u shpreh se fitorja paraqet njëkohësisht obligim shumë të madh. Ai premtoi se që nga dita e parë do të kapet për zgjidhjen e problemeve serioze në Shkup, përcjell Alsat M.

Shileghov ndërkohë është në pritje të telefonatës nga kundër-kandidati I tij dhe kryetar I Shkupit, Koce Trajanovski për ta pranuar humbjen dhe për ta uruar atë për fitoren.

“Uroj qytetarëve të Shkupit për guximin dhe vendosmërinë që treguan dhe votuan për ndryshime dhe jetë të re për të gjithë në Shkup. Shkupi I ri po lind… Rezultatet janë të qarta, në Shkup kemi fitore në rrethin e parë, u’a uroj fitoren..të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kështu duket Shkupi, kështu duket Maqedonia kur votohet pa presione, të lirë dhe në mënyrë demokratike. Maqedonia përfundimisht fitoi kryeqytetin që ju bashkon, kryeqytetin që punon për qytetarët. Ky rezultat, për mua personalisht, për ekipin tim paraqet kënaqësi të madhe dhe njëkohësisht obligim shumë të madhë. Nga dita e parë do të kapemi me zgjidhjen e problemeve më serioze në Shkup, ndotja e ambientit, sipërfaqet gjelbëruese dhe trafiku. Qytetarët shumë shpejtë do ti ndjejnë ndryshimet, administrata e re që do ta udhëheq do të jetë servis I qytetarëve që do të punoj kryesisht në interes të qytetarëve…Pres që gjatë ditës së sotme, pas kësaj pres konference Trajanovski do të mbledh forcat ta pranoj humbjen që në rrethin e parë- tha Petre Shilegov”, kandidat për Shkupin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP