Zgjedhjet pa zgjidhje

Raundi i parë pak dëshpërues: Dikush fitoi, dikush humbi. Por, rezultatet pa fitues, e kam fjalën për ndeshjet remi, mbeten përherë më të pëlqyeshme, si për publikun e papunë ashtu dhe për sfidantët e radhës, pra për burrat e mejdanit. Domethënë se, falë Zotit, do kemi ndeshje të përsëritura, të forta, ndeshje finale kuptohet. Jepu takat o Zot të dy sfidantëve – kur janë shqiptarë sigurisht, se me të tjerët kalojmë më lehtë : Ose e shesim fare lirë, ose e blejmë shtrenjtë një ndeshje. Kuptohet, me paratë e biletave, pra të publikut. Prandaj publik i nderuar, hapni kuletat, mos u kurseni, kemi finalen e finalistëve në radhë, ndeshet i pari me të parin për kolltukun e më të parit. Ndeshja zhvillohet pa pardon, lejohen të gjitha sharjet vëllazërore; bëhet ç’të bëhet, burri një herë vdes. Fundja, ku ka vdekje më burrërore se sa një vdekje në mejdanin e të parit kundër të parit; një vdekje, që gjithsesi i pëlqen edhe popullit. Pra, yrysh o trima dhe kurrë mos u ndaltë grushti juaj! Populli u shpërbleftë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button