Qeveria katalanase deri te enjten nuk do të përgjigjet ndaj kërkesave të Madridit

Autoritetet katalanase nuk do t’i përgjigjen deri të enjten Madridit nëse javën e kaluar shpallën pavarësi të rajonit autonom nga Spanja, njofton televizioni katalonas TVE 3, duke iu referuar burimeve anonime.

Madridi kërkoi në mënyrë ultimative nga kryeministri i Katalonjës, Karles Puxhdemon që sot deri në ora 10 të përgjigjet me “po” ose “jo” – a është shpallur pavarësia e rajonit.

Puxhdemon nuk e plotësoi këtë kërkesë. Tani skadon edhe afati i dytë, të cilin Madridi ia dha Puxhdemonit deri të enjten që të ndërrojë mendim, nëse insiston të pavarësi.

Nëse kjo nuk ndodh, Madridi ka të drejtë ta përdorë nenin 155 nga Kushtetuta, me të cilin mundësohet që të kufizohet autonomia e rajonit.

Puxhdemon tha se Katalonja qaset drejt shpalljes së pavarësisë, por propozoi bllokim të kësaj shpallje për dosa javë që të mundësohet dialog për ndërmjetësim me Qeverinë spanjolle.

Lideri katalanas sot dërgoi dhe letër deri te kryeministri spanjoll Mariano Rahoj, në të cilën kërkon dy muaj anulim të shpalljes së pavarësisë për shkak të bisedimeve me Qeverinë qendrore të Spanjës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button