Rregullohet fusha e lojës në oborrin e shkollës “Faik Konica” në fshatin Orizare të Kumanovës

 Qendra për dialog interkulturor (QDI) e rregulloi fushën e lojës për fëmijë në oborrin e shkollës “Faik Konica” në fshatin e Kumanovës, Orizare dhe njëherit këto ditë, të rinjtë e zbukuruan me vizatime edhe oborrin e Multi kulti.

Aksionet janë pjesë e iniciativës “Lëviz me gisht”. Përfshirja rinore për problemet lokale në rajonin e Kumanovës.

Ivana Stojçevska nga QDI informoi se iniciativën për krijimin e fushës së lojës për fëmijë në oborrin e shkollës “Faik Konica” e kanë dhënë dhe kanë marrë pjesë banorët e fshatit Orizare, ndërsa iniciativa për rregullimin e oborrit të Multi kulti erdhi nga vullnetarët e rinj dhe të punësuar në QDI.

Nga QDI kumtuan se Iniciativa qytetare “Lëviz me gisht” në drejtim të përfshirjes rinore për problemet lokale në Kumanovë paraqet përmbledhje të disa iniciativave të cilat zhvillohen në tre komuna Kumanovë, Likovë dhe Nagoriçan i Vjetër.

Aktivitetet janë fokusuar në angazhimin e të rinjve të cilët janë të gatshëm të kontribuojnë dhe të bëjnë ndryshime pozitive për shoqërinë e tyre dhe bashkësinë e tyre. Qendra për dialog interkulturor është përfshirë në fushatën “Lëviz me gisht”, qëllimi kryesor i të cilit është të nxitë aksion dhe pjesëmarrje aktive të njerëzve në zgjidhjen e çështjeve të tyre të rëndësishme sociale dhe shoqërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button