Drogë dhe armë nga Shqipëria në Siçili, 7 të arrestuar

Një organizatë kriminale, e përbërë nga shtetas italianë dhe shqiptarë, aktive në trafikun ndërkombëtar të drogës dhe armëve, është shkatërruar nga njësitet policore të Katanias, njofton Top Channel.

Ka qenë prokuroria e qytetit siçilian, që ka lëshuar 11 urdhër-arreste. Katër shtetas italianë dhe 3 shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa për 4 shqiptarë të tjerë është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar në rang europian.

Gjatë operacionit, të koduar “Trëndafili i erës” janë sekuestruar 20 mijë euro para kesh. Ndërkohë, nga hetimet është zbuluar se grupi kriminal në vitet e fundit kishte arritur të transportonte nga bregu shqiptar drejt Italisë mbi 3.5 tonë marijuanë, të sekuestruara bashkë me armë, kryesisht Kallashnikovë dhe municione.

Gjatë hetimeve janë arrestuar 20 korrierë. Lënda narkotike kishte si destinacion zonat e shpërndarjes në Katania, Raguza dhe Sirakuza dhe nga llogaritë e GdF kapte një vlerë prej 20 milionë euro.

Të arrestuarit janë:

Italianët: Antonio Riela, Vincenzo Spampinato, Gianluca Passavanti, Angelo Busacca.

Shqiptarët: Moisi Habilaj, Maridian Sulaj, Fatmir Minaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button