Junker në tentim për t’i zvogëluar tensionet me vendet e Vishegradit

Kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker pret se takimi i planifikuar pasnesër me kryeministrat e Grupit të Vishegradit do të kontribuojë të mos ketë tensione midis anëtarëve lindorë dhe perëndimorë të Bashkimit Evropian.

Junker do të takohet me kryeministrat e Polonisë. Hungarisë, Çekisë dhe Sllovakisë, të diskutojë për çështjet më të rënda në marrëdhëniet e tyre me Brukselin.

Kabineti i tij kumtoi se takimi do të jetë një mundësi e mirë që të hapen çështjet siç janë shpërndarja e refugjatëve dhe emigrantëve nëpër Bashkimin Evropian, si dhe cilësia e ushqimit dhe prodhimeve që shiten në pjesë të ndryshme të BE-së.

Vendet e Grupit të Vishegradit kundërshtuan në sistemimin e planifikuar të emigrantëve të cilët arritën në anëtaret më të pasura të BE-së, siç janë Gjermania dhe Suedia, gjatë krizës në vitin 2015 dhe 2016. Ata njëherit protestojnë kundër standardeve të ndryshme për cilësinë e prodhimeve të cilat i shesin kompani të caktuara, duke dhënë prodhime më të këqija në Evropën Lindore, por nën brendet e njëjta si në perëndim. Nga kabineti i Junkerit thonë se kjo çështje tani më është hapur në takimin në Bratislavë dedikuar të drejtave të konsumatorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button