Shilegov: Fituam në raundin e parë, pres Trajanovski të pranojë humbjen dhe të urojë

“Shkupi i ri sërish lindi, ndërsa Maqedonia i rrumbullakësoi ndryshimet dhe u nis përpara. Rezultate janë të qarta në Shkup kemi fitore që në raundin e parë”, tha sot kandidati i LSDM-së për kryetar komune në qytetin e Shkupit, Petre Shilegov.

“Maqedonia fitoi një kryeqytet i cili lidh, kryeqytet i cili punon për qytetarët. Ky rezultat për mua paraqet nder të madh, por edhe  detyrim më të madh. Administrata e re e qytetitz që do ta drejtoj do të jetë shërbimi i qytetarëve”, tha Shilegov.

Ai i falënderoi të gjithë qytetarët e Shkupit, të gjitha partitë politike në zgjedhjet si dhe të gjitha institucionet që mundësuan zgjedhje të lira dhe demokratike.

“Në këto zgjedhje fituan qytetarët e Shkupit dhe tërë Maqedonia”, tha Shilegov.

Shilegov tha se ende nuk ka marrë urim nga ish kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski dhe se pret gjatë ditës të paraqitet dhe të pranojë humbjen. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button