Vuçiq: Raportet Serbi – Bosnjë janë çelës për stabilitet në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se marrëdhëniet ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë janë çelës i ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe çelës për të ardhme tjetër, më të mirë, të qytetarëve të dy vendeve, njofton REL.

Pas takimit të sotëm në Beograd me anëtarin e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Dragan Çoviq, zoti Vuçiq tha se kanë biseduar edhe për organizimin e një takimi ndërmjet Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Kroacisë, raporton agjencia Beta.

“Konsiderojmë se kjo mbledhje do të sillte disa zgjidhje të rëndësishme dhe konkrete dhe se do të kishte rëndësi të madhe për gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor”, tha Vuçiq, duke theksuar se Serbia është e gatshme që në një takim të tillë të marrë pjesë në nivelin e presidentëve apo të kryeministrave.

Vuçiq, ka njoftuar se në takimin me zotin Çoviq është diskutuar edhe për përcaktimin e kufirit ndërmjet dy vendeve, duke përkujtuar se deri tash janë harmonizuar 373 kilometra të kufirit ndërmjet Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button