Balotazhi me Bejtën, Taravari: Ka nisur përkrahja ndaj meje
Kandidati për kryetar komune në Gostivar, Arben Taravari për Portalb.mk procesin e djeshëm zgjedhor e vlerësoi si korrekt me çka njoftoi se tashmë kanë nisur përkrahjet për të për rrethin e dytë zgjedhor.
“Gjatë procesit të djeshëm zgjedhor kishte disa parregullsi por që në përgjithësi, në krahasim me zgjedhjet e mëhershme, këto zgjedhje kanë qenë korrekte. Publikisht tashmë ka dalë kandidati i BESA-s duke kërkuar që të votohet për mua por edhe një pjesë e anëtarëve të RDK-së më janë paraqitur se do të më përkrahin”, tha për Portalb.mk, Taravari.
Përndryshe, sot në mëngjes për Arben Taravarin në rrethin e dytë zgjedhor ka kërkuar vota kandidati i Lëvizjes BESA, Asaf Ademi. Mbështetja e Ademit vjen si rezultat i trimufit opozitar në Komunën e Gostivarit.
Ndryshe, Arben Taravari në rrethin e dytë zgjedhor do të përballet me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta. Balotazhi i 29 tetorit vjen si rezultat i votimit të djeshëm të gostivarasve, të cilët në llogari të Bejtës vendosën 12.095 vota apo rreth 35.55%, kurse për Taravarin u numëruan 11.600 vota apo 34.10% e qytetarëve.
LEXO MË SHUMË:
- Arifi: Në rrethin e dytë do të kalojmë edhe më mirë
- Ganiu: Jam i bindur se do të fitoj në rrethin e dytë zgjedhor
- Maqedoni rritet numri i votuesve, por ata nuk votojnë, ja dallimi me vitin 2013 (FOTO)
- Asaf Ademi i BESA-s fton gostivarasit që të votojnë Arben Taravarin
- Votat për listat e këshilltarëve, BDI e para, Aleanca për Shqiptarët përpara Lëvizjes BESA (FOTO)
- Qeveria: Qytetarët, institucionet dhe subjektet politike zbatuan zgjedhje korrekte dhe demokratike