KH: Pas zgjedhjeve lokale të definohet pozita e PSP-së siç kërkon Pribe

“Pas mbarimit të zgjedhjeve lokale, urgjentisht të veprohet drejt definimit të pozitës së mëtutjeshme dhe rolit të Prokurirsë Speciale dhe mënyrës së veprimit me lëndët të cilat dalin nga bombat në drejtim të vazhdimit të mandatit të tyre si departament i Prokurorisë së rregullt”, porositi Komiteti i Helsinkit pas përfundimeve të bëra nga raporti i dytë i grupit të ekspertëve të Komisionit Evropian, të udhëhequr nga Rajnhard Pribe, njofton Portalb.mk.

Sipas tyre, kjo rekomandohet që të iket nga zvarritja e drejtësisë duke e parë nga këndvështrimi i rasteve penale të profilit të lartë. Nga KH propozojnë që menjëherë të miratohen ndryshimet ligjore në ligjin për dëshmitarë të mbrojtur.

Në raport përshëndeten reformat në fushën e gjyqësorit, gjatë së cilës theksohet nevoja për gjithëpërfshirje dhe transparencës në këtë proces. Njëkohësisht në raport theksohet edhe nevoja e patjetërsueshme për mosvarritje të procesit të reformave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button