Tellalli gënjeshtar

Në zhvillimin politik të vendit përballemi me injorancën. E kemi vështirë që të dalim nga atmosfera e ndotur për shkak të hileqarisë që ekziston te ne, në veten tonë dhe në shoqërinë tonë. Ende nuk e kuptojmë realitetin e krijuar, ende nuk dimë çka duam, ende nuk kemi mësuar nga e kaluara. Maqedonia qytetare është mundësi vetëm e shqiptarëve, një fjalë që nuk kalon asnjë komunë me shumicë absolute maqedonase! Është një e re, që shqiptarët manipulohen njëjtë si me bashkim – vllaznimin e dikurshëm.

Një ditë pas euforisë politike, pas zgjedhjeve lokale, tek ne, në shoqërinë tonë, në kafenet të tymosura muhabet mbetet “fitorja”. A do të vazhdojnë muhabetet politike edhe për dy javë? Si një qytetar, që nuk vrapoj dhe nuk marrë pjes në asnjë tubim partie, që nuk mbaj në xhep librezë partie mbetem i habitur me krijimin e ambientëve të tymosura politike, që tellalli me sukses po përcjellë gënjeshtrat dhe e bind miletin që në kokë i janë ngulitur kanalizimet dhe asfalti. Kjo është bota e mashtrimeve, qytetarët që nga mëvetësimi janë vjedhur dhe ekonomikisht janë dobësuar, e sot një tellall rrugaç, që përveç gënjeshtrave dhe vjedhje për të cilën është i njohur nuk bënë punë tjetër dhe arrinë që të mashtrojë dhe ta binde një katund se njeriu i tij do ua sjellë xhenetin në tokë.

Kjo shoqëri a e meriton të ardhmen? Të ndalemi pak, për fat të keq, në Maqedoni ekziston një realitet, ky realitet është i ndarë në dy botë, ajo maqedone dhe shqiptare. Gjatë kohë bota maqedone ka përfunduar me problemet që tellalli i partive shqiptar harxhon energji për bindje të shoqërisë tonë. Pa menduar se si përfundoi raundi i parë, se cila parti ka fituar më shumë komuna, halli është i njejtë, mundimet janë të njejta, punët e mbetura duhet përfunduar, jeta vazhdon. Në mëngjes, përsëri nuk kisha ujë për pastrim! Tani ju do thoni se jam çmendur dhe nuk kuptoj nga puna politike, se fitorja e djeshme nuk e zgjedh problemin që ka ekzistuar më herët. Pikërisht ky është edhe muhabeti, nuk kam besim te tellalli 20 vjeçar që manipulon me çështjet jetike, siç është uji. Do të thotë, nëse flitet për besueshmëri, e them se më tepër besim kam te kandidati i ndonjë partie se sa te ata që vrapojn për vota. Është humbje kohe që ne të merremi me çështjen e ujit, asfaltimin e rrugëve, kanalizimeve kur të tjerët kanë ecur shumë para.

Mirëpo, vetë politikanët shqiptar qëllimisht punët e kësaj natyre i kanë zvarritur që të kenë një mundësi më shumë për përfitimin e ndonjë vote gjatë zgjedhjeve. Ku mbeten shkollat, ku mbeten ambulantat…??? Mos të flasim për parqe, për vende pa beton dhe pa buste… Më vitin 2001 fillova studimet, ligjeratat mbaheshin në ambiente të ndryshme, në ata ambiente që i jepshin afaristët tanë, një nga ata vende ku u mbanin leksionet ishin edhe depot e O.H El Hilall. Sot, ne mburremi me të arriturat??? Përderisa në atë kohë, Universiteti i Tetovës u quheshte universitet fshati, sot, pas 16 viteve studentet shqiptar kanë të njejtin hall, atë të ambienteve për të përcjellë leksionet ditore! Nuk më duhen 10 universitete pa objekte, dhe për mua kjo nuk është e arritur por tallje me një popull. Si është e mundur të hapet një universitet pa llogaritur objektin??? Si është e mundur të flasin për kanalizime, për ujë, për infrastruktur pa pasur projekt???

Më në fund, urime për ata që fituan zgjedhjet, e atyre që shkojn në raundin e dytë ju dëshiroj suksese… e për popullin e kam vetëm nje fjali: ai popull që me dorën e vet e voton një zullumqar, që me dorën e vetë e shetë votën, me plot vetëdije e përkrah një të padrejtë për shkak të një interesi të përkohshëm le ta dije se ai nuk meriton të ardhmen, se te ai popull do ketë vetëm përbuzje dhe me ate do të sundojnë të keqinjtë.

Njeriut të zhitur në ferr i nevoitet ujë nga parajsa!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button