Qasje shpirtërore-teorike për poezinë

O i dashur miku im, kritiku i artit, arti nuk e do madhështinë, por bukurinë estetike, perceptimin shpirtëror.
Prandaj, këtu është gabimi i gjithë poetëve e shkrimtarëve, vrapojnë për  t’u bërë të mëdhenj, e nuk vrapojnë pas së bukurës artistike.
Shembull konkret kemi poetin e liqerit, Lasgush Poradecin, të gjithë poetët komunistë e partiakë vraponin për t’u bërë të mëdhenj, e Lasgushi vraponte pas së bukurës poetike.

Poezia s’është materie, po shpirt

Ose shpirt të plotë, ose materie të plotë, arti letrar se do edhe këtë edhe atë, poezia është e shenjtë dhe do shenjtërinë e poetit.
Të gjithë poetët e përmendur e të njohur në botë janë shpirtëror.
Ata kurrë nuk kanë shkruar për suksese, po për bukuritë shpirtërore, ky shpirt i pastër artistik bëhet universale, ky universalitet  shndërrohet në bukuri artistike.
Shpirti i pastër poetik gjen motive të pastërti, ata, shpirtrat e tolloviturit merren me tollovitjen e njerëzve.

Poezia është pastërti artistike

Shpirti i sinqertë poetik të jep pastërti poetike, pastërtia poetike te jep motive të pastra, motivet e pastra të japin ide të pastra për të shkruar, idetë e pastra të japin frymëzime të pastra, frymëzimet e pastra të japin bukuri të pastra poetike, prej kësaj bukurie të pastër krijohet vargu i pastër, prej vargut të pastër krijohen strofat e pastra, prej strofave të pastra krijohet poezia e pastër, prej poezisë së pastër krijohet arti i pastër, prej artit të pastër krijohet bukuria shpirtërore, prej kësaj bukurie shpirtërore krijohet perceptimi poetik, prej perceptimit poetik krijohet estetika krijuese, prej kësaj estetike krijuese formohet arti i bukurisë, poezia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button