Në Stamboll janë arrestuar 39 persona të lidhur me Shtetin Islamik

Tridhjetë e nëntë persona, 32 prej të cilëve të huaj, për të cilët supozohet se janë të lidhur me Shtetin islamik, janë arrestuar nga ana e forcave turke për luftë kundër terrorizmit, shkruan “Dejli Sabah”.

Sipas informatave të gazetës, policia herët në mëngjes kreu aksion në tetë rajone në kryeqytet.

Shtatë turq, të arrestuar gjatë operacionit, janë dërguar në Sektorin për luftë kundër terrorizmit në lagjen e Stambollit Fatih. Për të huajt janë ndërmarrë veprime të deportimit.

Në aksion janë konfiskuar numër i madh i materialeve digjitale dhe dokumenteve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button