Maqedoni rritet numri i votuesve, por ata nuk votojnë, ja dallimi me vitin 2013 (FOTO)

Edhe pse numri i votuesve në Maqedoni është shtuar për 71.241 votues në krahasim me vitin 2013, dalja e përgjithshme në votime ka qenë më e ulët. Aktualisht numri përgjithshëm i votuesve është 1.814.644, ndërsa gjithsej kanë votuar 1.069.163., njofton Portalb.mk.

Sipas statistikës mund të shihet se pjesëmarrja e qytetarëve që kanë votuar në vitin 2013 ka qenë 66,81%, ndërsa në këto zgjedhje lokale është 59,50% që i bie rreth 7,31% më pak votues të dalë në zgjedhje këtë vit.

statistika perfundimtare

Dalja më e ulët në votime është në komunat me shumicë shqiptare.

Portalb.mk  bëri krahasimin e numrit e votuesve (sipas KSHZ-s) të dalë deri në orën 10:00, 13:00, 17:00 si dhe daljen përfundimtare në komunat me shumicë shqiptare me zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Sipas tabelave mund të shihet se numri i votuesve në orën përfundimtare njësoj si në orën, dhjetë, trembëdhjetë, shtatëmbëdhjetë në të gjitha komunat është më e ulët se në vitin 2013.

Për të parë krahasimin shihni tabelat:

Dalja perfundimtare e komunave

cats 17

cats 14.00

zgjedhje lokale 2017, ora 10:00

Ndryshe, në Maqedoni dje u mbajtën zgjedhjet e gjashta lokale pas pavarësisë së vendit ku qytetarët patën mundësi të zgjedhin kryetarë dhe këshilltarë të komunave në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit, njofton Portalb.mk.

U votua në 3.480 vendvotime, ndërkaq të drejtë vote patën 1.814.644 votues të cilët patën mundësi të deklarohen për 260 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 6.627 kandidatë të 372 listave për anëtarë të këshillit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button