Asaf Ademi i BESA-s fton gostivarasit që të votojnë Arben Taravarin

Kandidati për kryetar të Komunës së Gostivarit nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi pas publikimit të rezultateve përfundimtare për zgjedhjet lokale 2017, ku ai ka 9.12% të votave, ka bërë thirrje publike që në rrethin e dytë zgjedhor gostivarasit ta votojnë kandidatin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njofton Portalb.mk.

“Populli gjithmonë ka të drejtë. Edhe pse rezultati është shumë larg pritshmërive të mija, më gëzon fakti që në Gostivar mbijetoi fryma opozitare. Faleminderohem çdonjërit që me votën e tij besoi në vizionin tim. Ashtu siç thash edhe gjatë fushatës, Gostivari ka nevojë për ndryshime. Prandaj, i ftoj të gjithë ata që më përkrahën, në rrethin e dytë të jenë në krah dhe të votojnë për kandidatin e ASH-së, Arben Taravari”, thuhet në thirrjen publike të Ademit.

Përndryshe, kjo thirrje publike e Asaf Ademit vje pasi që kandidati i ASH-së, Arben Taravari, në rrethin e dytë zgjedhor do të jetë në balotazh me kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Nevzat Bejta.

Ja edhe rezultati i zgjedhjeve lokale në Gostivar:

cats

Ndryshe, rrethi i dytë zgjedhor do të mbahet më 29 tetor.

LEXO MË SHUMË:

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button