Dialogu politik i nivelit të lartë me BE-në

Dialogu politik paraqasës i nivelit të lartë të Republikës të Maqedonisë u realizua në 15 mars të vitit 2012-të në Shkup me vizitën e Komisarit per zgjërim Shtefan Fyle. Qëllimi i dialogut është t’i jepet dinamikë e re procesit të reformave për anëtarësim në BE dhe me atë të përforcuar besimin dhe të nxitet perspektivë evropiane e vendit. 
Dialogu paraqasës  i nivelit të lartë do të paraqesë kornizë gjithëpërfshirëse përmes të cilës në procesin e përkufizimit dhe implementimit të agjendës nacionale të reformave për anëtarësim në BE do të jenë të kyçur edhe anë relevante nacionale duke përfshirë këtu edhe shoqërinë civile. 

U arrit pajtueshmëri në lidhje me sfidat kryesore të cilat vijojnë dhe u përcaktuan qëllimet për reformat në pesë sferat kryesore: Liria e të shprehurit në mediume, sundimi i ligjit, reforma në administratën publike, reformë zgjedhore dhe përforcimin e ekonomisë së tregut. Këto qëllime duhet të jenë të përcaktuara në aneks. 
Dialogu është i përqendruar në aktivitet konkrete të cilat duhet t’i ndërmerr shteti me përkrahjen e Komisionit Evropian.

Qeveria, në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin evropian, veçse hollësisht i ka identifikuar masat dhe organet kompetente për implementimin e tyre. Deri në mesin e muajt prill, Qeveria do të miratoj udhëzim operativ i cili do të përcaktojë edhe kornizë kohore për çdo njërën prej masave dhe kush do të ndiqet në korniza të dialogun paraqasës në nivel të lartë. Dy sesionet  e ardhshme do të realizohen në muajin maj dhe shtator. 

Qeveria planifikon të realizoj përparim të përshpejtuar. Do të filloj me marrjen e masave të mëtutjeshme për mbrojtjen e lirisë të shprehurit në mediume. Në të njëjtën kohë do të udhëheqë edhe dialog që të përforcojë standardet profesionale në gazetarinë. 

Në pajtueshmëri me qasjen e re të Komisionit dhe diskutimet nga Këshilli për stabilizimin dhe asociacionin nga 23 janari i vitit 2012, gjithashtu do të filloj dialogu teknik për kapitujt 23 dhe 24.  

Pikat kryesore që BE kërkon nga Maqedonia të ketë progres:

1.Mediat – Liria e të shprehurit dhe standardet profesionale 
-Të ndryshohet dhe plotësohet legjislacioni për shpifje, të përmirësohet praktika gjyqësore dhe të përforcohen standardet profesionale.
-Këshilli për radio difuzion të përmirësojë aplikimin e rregullave të pronësisë në media dhe të bëhet ndryshim dhe plotësim i legjislacionit.

2.Sundimi i së drejtës dhe e drejta fundamentale 
-Të përmirësohet efikasiteti i gjyqësorit
-Të përmirësohet kualiteti i gjyqësorit dhe pavarësia e tij
-Të përforcohen masat kundër korrupsionit dhe verifikimi i aplikimeve të tyre
-Të përforcohet efikasiteti dhe transparenca gjatë menaxhimit me teknikën hetuese të ndjekjes së komunikimeve
-Të përmirësohet dialogu mes bashkësive

3.Reforma në administratën publike
-Të përmirësohet menaxhimi i burimeve njerëzore
-Të përmirësohet korniza për menaxhimin e procedurave administrative
-Të vëzhgohet procesi i decentralizimit

4.Reformat zgjedhore
-Të sigurohet ndarje e mjaftueshme mes shtetit dhe partisë
-Të menaxhohen mangësitë dhe paqartësitë në kodin zgjedhor
-Të përfundoj rishikimi detajor i listës zgjedhore

5.Përforcimi i ekonomisë tregtare
-Të përmirësohet tregu i punës dhe arsimi
-Të përmirësohet mjedisi afarist
-Të përforcohet krijimi i politikës ekonomike dhe implementimi i saj

 

Lajme të ngjashme

Back to top button