Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale dhe me erë të dobët veriore.

Mëngjesi do të jetë i freskët me temperatura të cilat do të jenë në interval prej 1 deri në 10 gradë, ndërsa temperatura më e lartë ditore do të jetë në rritje dhe do të lëvizë në interval prej 22 deri në 28 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira lokale. Temperatura do të lëvizë prej pesë deri në 26 gradë.

Pason periudhë e motit stabil, të thatë dhe të nxehtë, me temperatura pozitive të mëngjesit, ndërsa maksimalet do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Nga e hëna do të ketë paraqitje të vranësirave mesatare lokale, ndërsa nga mesi i javës era do të jetë nga drejtimi jugor. Të premten dhe të shtunën do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për shi të dobët lokal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button