Gruevski: Kam përgjegjësinë më të lartë për rezultatet zgjedhore

Lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE sonte vlerësoi se në zgjedhjet e sotme edhe në periudhën parazgjedhore ka pasur një sërë parregullsish dhe shkelje të Kodit zgjedhor që ka kontribuar për rezultatet zgjedhore për udhëheqje ose deri diku për fitore të LSDM-së.

“Si kryetar i partisë, kam përgjëgjesinë më të lartë për rezultatet zgjedhore, e për tërë këtë punë, për shkaqet për rezultatet dhe drejtimin e ardhshëm do të diskutohet menjëherë pas zgjedhjeve”, tha Gruevski.

Ai paralajmëroi se për të gjitha parregullsitë do të parashtrojë ankesa  dhe se do të analizohet se çka ka kontribuar për rezultatet zgjedhore.

“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar, ndërsa VMRO-DPMNE-ja është parti e madhe me simpatizantë të shumtë”, tha Gruevski.

Para zgjedhjeve, tha ai, ka pasur atmosferë jodemokratike, kushte jokorrekte, kërcënim ndaj kandidatëve për kryetarë të komunave të VMRO-DPMNE-së, është krijuar atmosferë e drojës, me të cilën kanë tentuar të ndikojnë te njerëzit.

“Policia ka qenë mbrojtës dhe përkrahës kryesor i këtyre aktiviteteve dhe ajo ishte vënë në funksion partiak. Nga shumë anë morëm informata për tentime të shumta për korrupsion të drejtëpërdrejtë të votuesve. Dita e sotme zgjedhore kaloi me parregullsi të shumta dhe shkelje të Kodit zgjedhor”, tha Gruevski.

Gruevski poashtu theksoi se kishte shume informata për blerje të votave dhe nuk kishte ditë që të ndalet fushata negative ndaj tyre, keqpërdorim të resurseve shtetërore dhe ka edhe indikacione për manipulim me fletëvotimet, dyshim për vjedhje të votave dhe të gjitha këto kanë pasur ndikim në rezultatet zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button