Ja çfarë tha pas votimit kandidati për Komunën e Kërçovës, Fatmir Dehari

 Kryetari i Komunës së Kërçovës, njëherit edhe kandidat i vetëm shqiptar nga radhët e BDI-së, në komunën e Kërçovës e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës dhe votoi në vendlindjen e tij, në fshatin Sërbicë.

Pas votimit, kryetari Dehari deklaroi se gjithmonë në Kërçovë kemi pasur procese dinjitoze zgjedhore,  për faktin se mijëra kurbetçarë kanë ardhur për të votuar.

“Uroj për një proces të mbarë zgjedhor sot si gjithmonë në qytetin tonë, pra për gjatë gjithë kësaj historie më të re kemi qenë dëshmitarë të gjithë qytetarët, se kemi pasur gjithmonë procese dinjitoze zgjedhore. Vlen të theksohet edhe me faktin tjetër që mijëra kurbetçarë kanë ardhur, kanë votuar dhe tani më janë duke u kthyer, pra e madhështuan këtë vend dhe ata të kthehen mbarë duke i falënderuar. Dhe orët e mbrëmjes t’i presim dhe gjithmonë të triumfojë programi më i mirë dhe e nesërmja ta na gjejë në vendet e punës për t’i shijuar qytetarët projektet në vazhdim, punët në vazhdim për një Kërçovë akoma më të ndërtuar, akoma më të mirë, akoma më të bukur. I falënderoj të gjithë votuesit posaçërisht ata që erdhën nga rrugët e largëta për ta në dhënë shpirt, zemër dhe për të vulosur më të mirën.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button