El Pais: Katalonia po e shfrytëzon “recetën e Kosovës” për shpalljen e pavarësisë

Lideri katalanas, Karles Puigdemont nesër duhet të dalë me një qëndrim që të tregojë nëse e ka shpallur pavarësinë e Katalonisë nga Spanjë, përcjell Lajmi.net.
E përditshmja madrilene El Pais, e cila është kundër shkëputjes së Katalonisë ka shkruar sot se po synohet që të përdoret një “recetë e Kosovës”, që katalanasit të pavarësohen nga Spanja.

“Qëllimi i kësaj strategjie është për të rrëmbyer një ndërmjetësim ndërkombëtar për përgatitjen e një procedure sikur rasti i Kosovës. Por kjo shkëputje është e njëanshme dhe shkelë të drejtat e njeriut”, shkruan El Pais.

Madje kjo gazetë shkon aq larg sa e cilëson pavarësinë e Kosovës si të njëanshme.

Por kjo e përditshme nuk harron ta theksojë se në Kataloni nuk ka konflikt të armatosur, sikur që kishte në Kosovë.

“Propagandat mbrojnë pavarësinë e Katalonisë duke e krahasuar me Kosovën, e cila erdhi pas dhjetë viteve të konflikteve të armatosura, që solli edhe ndërhyrjen e NATO-s”, shkruan gazeta madrilene.

Që nga referendumi për shkëputje në Kataloni, ka pasur zëra që e kanë krahasuar këtë rast me Kosovën.

Por Bashkimi Evropian i ka mohuar këto deklarime, duke shtuar se Serbia nuk ishte pjesë e BE-së.

Legaliteti i pavarësisë së Kosovë u dëshmua edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila theksoi se një gjë e tillë nuk ishte në kundërshtim me të drejtëtn ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button