BDI thotë se s’ka parregullsi zgjedhore, gjithçka po zhvillohet siç duhet

BDI mbajti konferencë për shtyp në ora 17:15 deklaroi se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë demokratike dhe qytetarët kanë mundësi që ta shprehin vullnetin e tyre të lirë dhe të papenguar”, thonë nga një parti politike shqiptare , raporton Portalb.mk.

“KSHZ dhe organizatat joqeveritare bashkë me shumë mbikëqyrës që po vëzhgojnë ecurinë e zgjedhjeve e shohin këtë proces si të rregullt dhe në përputhshmëri me pritshmërinë e pjesëmarrësve në proces, parregullsitë e vogla në disa vendvotime nuk cenojnë procesin, prandaj ftojmë partitë të angazhohen në mbarëvajtjen e procesit dhe të japin kontributin e tyre dhe qytetarët të votojnë pa asnjë kushtëzim”, u tha në konferencë për shtyp nga një parti politike.

Ndryshe, ky reagim nga kjo parti politike vjen si rezultati pasi që paraprakisht BESA tha se janë bërë përpjekje që të dëmtohet procesi zgjedhor në Komunën e Gostivarit, Sarajit, Çairit dhe Butelit.

LEXO: Parregullsi zgjedhore në Gostivar, Çair, Saraj dhe Butel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button