Daçiq: Kosova ka humbur terren tek ndërkombëtarët, Serbia nuk është më e ‘keqja e madhe’

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq mendon se Prishtina nuk është duke vepruar sipas planit, duke vënë në dukje faktin se është shumë e rëndësishme për Serbinë që të ketë kontakte direket me presidentin e Amerikës, Donald Trump.

“Është e qartë që liderët në Prishtinë nuk po shkojnë saktësisht ashtu si ata kanë planifikuar vetë. Ata mendojnë se kanë mbaruar punë, e që nuk kanë nevojë të mëtejshme për të bërë kompromise. Ata mendojnë se është e mjaftueshme vetëm fakti që ata të shfaqen dhe secili do të votojë për ta”, është shprehur Daçiq.

Ai ka thënë se imazhi i vjetër i Serbisë ka ndryshuar, duke theksuar se Kosova nuk është më favorit në bashkësinë ndërkombëtare dhe Serbia nuk shihet më si një e keqe.

Sipas tij, arsyeja që ka sjellë tërheqjen e Kosovës nga anëtarësimi në UNESCO dhe Interpol nuk lidhet me ndonjë marrëveshje, por sepse nuk ka më shumicën.

Daçiq ka thënë më tej se ata nuk do të humbë asnjë rastin që të vejë kontakte me presidentin e SHBA-së Donald Trump.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button