Ndërpritet procesi i votimit në Aerodrom të Shkupit

Në vendvotimin numër 2686 në Komunën Aerodrom me intervenim të policisë është ndërprerë procesi i votimit, njoftojnë nga CIVIL.

Një votuesit i janë dhënë katër fletëvotime, ndërsa kur i ka lëshuar në kuti ka pasur vetëm tri. I ka munguar fletëvotimi i listës së këshilltarëve për Aerodrom.

Pas reagimit të Komisionit Zgjedhor, policia ka ndërprerë votimin, ndërsa votuesi është mbajtur në vendvotim. Policia pret urdhër për kontroll.

Ekipi monitorues i CIVIL njofton se për shkak të ndërprerjes së votimit është krijuar rrëmujë, ndërsa disa votues kanë refuzuar të presin dhe janë larguar.

Ndërprerja po zgjat tanimë gjysëm ore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button