SHBA-të kërkojnë zgjedhje të lira dhe demokratike

Ambasadori i SHBA-ve Xhes Bejli, vëzhgoi nga afër fillimin e procesit zgjedhor në Shkup duke vizituar shkollën “Vasil Gllavinov”, përcjell Alsat M. 

E ndërkaq qëndrimi i ambasadës amerikane u bë i ditur ditë më parë duke thënë se “Zgjedhjet e 15 tetorit janë të rëndësishme për ardhmërinë e Maqedonisë si demokraci përparimtare e stabile, tërësisht të integruar në institucionet Euro-Atlantike. Në komunikatë, përfaqësia diplomatike e SHBA-ve ftoi qytetarët të realizojnë të drejtën e tyre të votës dhe i inkurajon ata që bashkë me shoqërinë civile dhe mediat, të raportojnë të gjitha shqetësimet rreth parregullsive zgjedhore deri tek autoritetet përkatëse. “Zyrtarët qeveritar dhe lokal duhet të hetojnë në tërësi të gjitha pohimet për abuzim dhe të ndërmarrin masa. Besojmë se zgjedhjet janë pjesë kritike e çdo demokracie. Ambasada e SHBA-ve do të marrë pjesë aktive në vëzhgimin e zgjedhjeve, së bashku me vëzhguesit tjerë ndërkombëtarë dhe lokal.” u tha ditë më parë në deklaratën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button