Mbi 150 liderë biznesi nga EJL dhe katër kryeministra në “Samitin 100” në Shkup

Mbi 150 liderë biznesi  nga Evropa Juglindore, katër kryeministra nga Ballkani Perëndimor, ministra dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian do të marrin pjesë në Samitin rajonal 100 që nesër do të mbahet në Shkup.

Lidhja është tema kryesore e Samitit 100 në Shkup, lidhja në fusha të ndryshme dhe në nivele të ndryshme. Një nga folësit kryesorë do të jetë eurokomisarja për Transport Violeta Bulc të cilës do të bashkohet liderë të njohur të biznesit, përfaqësues të kompanive të njohura nga rajoni, si Hidrija, ASA Group, Fondacioni Atlas, Grupi Atlantik, Gorenje, BMV, Podravka, Filip Moris, BBI , Uber, Bambi dhe të tjerët, si dhe përfaqësues nga institucionet financiare ndërkombëtare si Banka Evropiane për Ripërtërirje dhe Zhvillim, Korporata Financiare Ndërkombëtare, Banka Evropiane e Investimeve, Banka Botërore dhe shumë përfaqësues të tjerë të sektorit të biznesit.

Samitin zyrtarisht do ta hapin kryetari i Bordit të Samitit 100 Zhivko Mukaetov dhe Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov, ndërsa do të mbahet edhe  panel me kryeministrat e vendeve të rajonit. Është konfirmuar pjesëmarrje e kryeministrave të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe kryesuesit me Këshillin e ministrave nga BeH .

Kryetari i Qeverisë Zoran Zaev është ftuar të marrë pjesë me fjalimin e tij në panel-debatin plenar të kryeministrave nën titullin “Marrëveshja e re për kohën e re, apo, nëse rajoni është i përgatitur për garë në skenën globale”, në të cilën do të diskutohen edhe temat e energjisë, për ekonomitë e bazuara në njohuri, për marka, ekonominë digjitale dhe për strategjitë për lidhjen e rajonit dhe për iniciativat e përbashkëta në fushën e turizmit.

Pjesëmarrje në këtë debat plenar, i cili do të mbahet pasnesër, konfirmuan kryeministrat e Shqipërisë Edi Rama, Malit  Zi Dushko Markoviq dhe kryesuesi me Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

Në ditën e parë të Samitit pritet paralajmërim për fillim të realizimit të projektit Edison për elektrizimin e autostradave në rajon. Ky është një projekt rajonal që doli nga iniciativa 100 e Samitit, platforma e të cilit u nis në Slloveni në vitin 2015. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button