I dënuar gabimisht, lirohet pas 23 viteve burg

Rrethuar nga media dhe mbështetësit, Lamonte McIntyre u takua me mamanë e tij për herë të parë si njeri i lirë pas 23 viteve të kaluara pas hekurave të një burgu amerikan pas një gabimi gjyqësor.

Me origjinë nga Kansasi, 41-vjeçari ishte shpallur fajtor për një vrasje të dyfishtë të kryer në vitin 1994.

Në atë kohë ai ishte vetëm 17 vjeç dhe ishte dënuar për dy vrasje me burgim të përjetshëm, në bazë të dëshmisë së personave që më pas ishin tërhequr.

Zyra e prokurorit të asaj kohe nuk kishin asnjë element të provës fizike që mund të tregonte një lidhje mes Lamonte McIntyre dhe dy vrasjeve.

Ndërkohë që çështja ishte duke u rishqyrtuar nga një gjyqtar, prokurori i Wyandotte Mark Dupree, tashmë i ngarkuar me çështjen, njoftoi të premten informacione të reja duke hedhur poshtë një dyshim për përfshirjen e Lamonte McIntyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button