Iliev: Vangellovski në Gjevgjeli, që të sigurohet

Kryetari i Supremes Jovo Vangellovski, nuk ka qenë në Gjykatën e Gjevgjelisë për ta kontrolluar sistemin AKMIS. Ish-kryetari i Gjykatës më të Lartë Dane Iliev, në vizitën e Vangellovskit njeh tentim që ai personalisht të bindet se gjykata e Gjevgjelisë nuk ka lëshuar urdhra të reja për bastisje, lidhur me shpërdorimin e sistemit elektronik të ndarjes së lëndëve. Sipas Ilievit, Vangellovski ka pasur qasje në sistemin AKMIS sepse ai është vendosur në ndërtesën e Supremes, që indirekt do të thotë se detyra e tij primare në Gjevgjeli ka qenë urdhri i lëshuar për bastisje te gjykatësi Vlladimir Pançevski, të cilin Specialja e dyshon se ka ndarë lëndë në dorë dhe e ka abuzuar sistemin AKMIS, shkruan Alsat M.

“Çështja e parë është nëse ekziston ndonjë urdhër tjetër për të hyrë në AKMIS-in e Supremes, të Këshillit gjyqësor në Apel dhe të dërgohet një porosi e fortë nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit gjyqësor deri te gjykatat tjera, çfarë dhe si të bëjnë, ose ta mendojnë mirë se çfarë do të bëjnë nëse vjen ndonjë kërkesë për lëshimin e ndonjë urdhri lidhur me punën e gjykatave”, deklaroi Dane Iliev, ish-kryetar i Supremes.

Paralelisht me urdhrin e bastisjes së Vlladimir Pançevski, shkaku i abuzimeve të mundshme të sistemit AKMIS, Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë ka konstatuar se ai me vite ka qenë i manipuluar dhe abuzuar. Por, megjithatë edhe pse nuk ka qenë në funksion të mirëfilltë Supremja në katër vitet e fundit ka paguar 200 mijë euro për mirëmbajtje. Kompanisë Neokom nga Shkupi i janë paguar nga 50 mijë euro në vit për të siguruar mirëmbajtjen. Alsat M, tentoi të kontaktojë me kompaninë Neokom që të sqarojë nëse ata kanë vërejtur se sistemi është abuzuar, por askush nuk përgjigjej në numrat e telefonit që figurojnë në faqen e tyre të internetit. Zgjidhjen softuerike për AKMIS-in në vitin 2010 e përpunoi kompania Edusoft, ndërsa projekti u realizuar me paratë e USAID-it. Pasi Komisioni i Ministrisë së Drejtësisë konstatoi abuzime të sistemit AKMIS në Penalen, nga e hëna do të hetojë nëse ka abuzime edhe gjatë ndarjes së lëndëve në mënyrë elektronike në Supremen, ku kryetar është Jovo Vangellovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button