Në Turqi lëshohet urdhër për arrestimin e 100 policëve të mëparshëm

Autoritetet turke sot lëshuan urdhër për arrestimin e 100 ish-policëve dhe deri tani janë arrestuar 63, publikuan mediat turke.

Forcat e sigurisë po gjurmojnë pas të dyshuarve në 19 provinca në mbarë Turqinë.

Arrestimi është urdhëruar për shkak se ekziston dyshim se ish-policët gjoja e kanë përdorur aplikacionin “BajLok” për dërgim të mesazheve të koduara, për të cilin Qeveria turke konsideron se është përdorur nga lëvizja e predikuesit islamist Fetullah Gjylen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizim të tentimit për puç.

Nga korriku i vitit të kaluar autoritetet turke arrestuan më shumë se 50.000 persona, të cilët po ballafaqohen me procese gjyqësore për shkak të akuzave për lidhshmëri me Gjylenin, ndërsa 150.000 persona janë ndërruar ose suspenduar nga vendet e punës në ushtri dhe sektorin publik dhe privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button