Aksident komunikacioni në Gostivar, pesë persona të lënduar

Një person u lëndua rëndë, ndërsa katër të tjerë u lënduan lehtë gjatë një aksidenti të komunikacionit këtë mëngjes në Gostivar.

Sipas SPB Tetovë, aksidenti i komunikacionit ka ndodhur këtë mëngjes, rreth orës 6:15 në rrugën rajonale Gostivar-Gradec në mbikalimin rrugor ku janë përplasur veturë “Folksvagen Vento” dhe furgon ““Ford Transit”.

Vozitësi i veturës, 16 vjeçar nga Gostivari, që ka drejtuar veturën pa patent shoferi ka humbur kontroll mbi veturën dhe ka dalur përballë furgonit. Krahas dy shoferëve, janë lënduar edhe tre udhëtarë, një në veturë dhe dy persona në furgon, ku njëri prej tyre ka përfunduar me krah të thyer. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Gostivarit, ndërsa Q.I. (32) për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në klinikat e Shkupit.

Ekspertizë në vendin e fatkeqësisë ka kryer ekip i SPB Tetovë me autorizim të prokurorit publik.

Nga SPB Tetovë, paralajmërojnë për dukurinë e shpeshtë të vozitësve pa leje që drejtojnë vetura dhe vetëm në rajonin e Pollogut janë regjistruar mbi 2.500 shkelje të këtilla të ligjit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button