Sulmi i kohës

Sapo dola nga një kafene, mu duk vetja se jam i persekutuar nga ndonjë vendim i gabuar gjyqësorë. Muzika e lëshuar jashtë decibelëve të normuara, jo vetëm kjo po edhe  ritmi i muzikës, thuaje se me çekan në kokë të vërsulet dikush, jo vetëm kjo por edhe ritmi i këngës dhe teksti me sharje dhe fyerje, se kuptova kujt i drejtoheshe solisti, sepse isha vetëm unë aty.

I traumatizuar nga kjo skenë ecja përreth mureve të godinave të cilat i kanë uzurpuar trotuaret dhe pista e hollë si vijë gjarpërore, ku kalimtarët me dashje apo pa dashje fërkohen me byrila me kalimtarët  tjerë në rrugët gjarpërore të qytetit tim.

Ashtu në mjegullimin e mendimeve më përqafoi një mendim, nga që mbrëmë e ndoqa me vëmendje ndarjen e çmimit Nobël për letërsi, të cilën e fitoi shkrimtari Japonezo-Anglez Kazuo. Isha i bindshëm se kësaj radhe do fitojë  i yni  Kadare, por përsëri nuk na u plotësua dëshira e kahmoçme e tijë dhe e jona. Mos vallë edhe i madhi Kadare ka ecur nëpër rrugët gjarpërore, dhe nuk e ka stilin evropian në të ecur, kriteriumet e shembin krijimtarinë e lartësuar dhe të pranuar nga ne, shëtitësit e rrugëve gjarpërore.   Mendimi im ka të bëjë me kuptimin për konkurrim të çmimit  Nobël për urbanizëm kaotik, pasi që me letërsi nuk e fituam,me siguri ne do ta fitonim, them pasi jemi të pa parë me qytete të kaosit  urbanistik, nëpër gjithë vendbanimet shqiptare.

I zhytur në mendime të kota, dhe nuk shihja për reth,më kapi për krahu një mik i vjetër,hë çka shkon kokë varur, fare nuk vëren se kalojnë pranë teje njerëz të cilët të përshëndesin e ti s’ua var veshin, oh jo jo se pa dashje u futa në një filozofi të imponuar nga rrethi e jo nga unë. Po nga kështu, ja deri te varrezat, të keqen unë, më trishtove ç’punë ke atje, jo vetëm të shkoj deri te përmendorja e babit ta shoh ditën e vdekjes se e kam haruar,sepse duhet një verifikim të patundshmërisë, si ore i marë a harohet dita e vdekjes së babait, një herë vdes babai ajo duhet të, të gdhendet në memori. Ik  shporru, ore sklerotik se nuk i pranoj bisedat e tilla.

Eh  më duket se sot e kanë vendos të më çmendin dukurit anomalive. Ecja rrugës gjarpërore me ritëm të ngadalësuar dhe përsëri në mendime, sa po e çova kokën ja aty pranë u çfaq djali i hallës,u përshëndeta, hë nga ja ke m’sy a vjen në vizitë tek unë, aha me gjithë dëshirë, por kam njëqindmijë obligime tjera, si more që sa vite akoma s’ke kthye një muhabet ta bëjmë, gjithashtu, edha janë humbur mysafirët e pas darkës, si qyqarë e kalojmë natën. Jo patjetër duhet të plotësoj disa aplikacione për gruan, fatkeqësisht  ja kam harruar emrin gruas, e  s’më  kujtohet po jam nisur deri te familja e gruas, sepse gruaja gjendet jashtë që disa vite, dhe duhet shpejtë aplikacionet për ta vazhduar misionin atje, hë more torollak bishti i kacisë  për ty, e disa të tjerë a jetohet kështu çfarë jete bëni. Shporru nga sytë,  mjaft se  edhe mua më futët në koshin tuaj torollak. Do shkoj e të mbyllem në shpi që mos të takoj rini demokratike, të harxhuar dhe të zbrazët nga ideologjitë e shëndosha, i ka sulmuar koha dhe nuk ka se kush ti mbrojë,sistemi i mirëpret,nuk  i ngjallin reaksione dhe kundërshtime,negacioni i negacionit nuk zhvillohet. Nuk u buçet gjaku i turbulluar, opiumi i popullatës i jep efektet pozitive për rendin  shoqërorë demokratik.

Shumica e budallenjve e udhëheqin pakicën e mençur, deri sa do zgjatë kjo dukuri se di dot,koha punon, po për cilin do ta tregoje vet koha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button