Tubim përfundimtar i Lëvizjes Besa në Çair

Lëvizja Besa tubimin përfundimtar para zgjedhjeve lokale që do të mbahen të dielën, e mbajti në Çairçankë të Shkupit, ku kandidati i kësaj partie për kryetar të Komunës së Çairit, Zeqirija Ibrahimi premtoi një përkujdesje të madhe për klubin futbollistik Shkupi.

“I nderuari futbollist Ertan. O e bëjmë klubin futbollistik Shkupi identitet të shqiptarit të Shkupit, o nuk kërkojmë më votë në Çair”, tha Ibrahimi.

Ai gjithashtu premtoi se të rinjve do të mundohen kushte që ata të merren me sport.

“Për juve të rinjve do të shpikim zgjidhje të patjetërsueshme që ju të merreni me sport dhe të mos e keni dert se në çfarë fushe i bëni stërvitjet dhe se kush i mbulon shpenzimet e juaja”, ka thënë Ibrahimi.

Ai, lidhur me sulmet e djeshme kibernetike ndaj privatësisë së tij, thotë se ndjehet i pambrojtur, edhe pse thotë se një ditë më parë kërkoi nga organet kompetente që t’i marrin të gjitha masat e duhura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button