Zaev: Vazhdojmë së bashku në Maqedoninë tonë multietnike

Koalicioni “Jetë në Maqedoni për të gjithë” sonte e mbajti tubimin parazgjedhor në Strugë, ku lideri i LSDM-së, Zoran Zaev bëri thirrje që qytetarët e bashkuar të tregojnë se çka është patriotizëm i vërtetë.

“Vazhdojmë së bashku, të shkruajnë histori bashkëkohore në Maqedoninë tonë multietnike. Besoj në ndërtimin e miqësisë dhe në një shoqëri për të gjithë”, tha sonte në tubimin në Strugë, Zaev.

Sipas tij, bota bashkëkohore me patriotizëm nënkupton vende të reja të punës, zhvillim të sportit, shfaqe teatrore.

Ai paralajmëroi zgjidhje të çështjeve kyçe për qytetarët në këtë rajon dhe shtoi se duhet të zgjidhet përgjithmonë problemi me deponinë në Strugë.

“Nuk ka, turizëm pa ekologji dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme se shëndeti i qytetarit”, tha kryetari i LSDM-së Zaev sonte në Strugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button