Sonte, në Festivalin “Skupi” shfaqet “Martiri” i Teatrit të Gjakovës (VIDEO)

Drama kontroverse “Martir” nga autori Marous Von Mayenburg që në Festivalin “Skupi” vjen në regji të Fatos Berishës me Teatrin e Gjakovës do të shfaqet sonte në fillim prej ora 20:00, në sallën Frosina të Qendrës Kulturore Rinore në Shkup, njofton Portalb.mk.

Kjo shfaqje e cila flet për jetën e një djali të ri Benjamin Sinclir përqafon fundamentalizmin e krishterë, duke i turbulluar jetët e të rriturve të pafuqishëm rreth tij. Si një bombë me sahat, tregimi i Benjaminit është shqetësues për publikun. Por, njëkohësisht edhe tregim sfidues dhe tërheqës, jo vetëm për audiencën e re, dhe reflekton më së miri konfuzionin e botës sot, kur presioni i të qenit politikisht korrekt, tolerant ndaj paragjykimeve ndeshet me debatin e pafund rreth, religjionit, dogmës dhe shkencës. Drama e Mayenbergut nuk është vetëm një thumbim cinik për fobinë ndaj radikalizmit fetar në botën perëndimore. Drama në mënyrë groteske shpalosë frikën universale nga “të tjerët”, si një konstante e pavetëdijshme të shoqërive që supozohen të jenë tolerante.

Ndihmës i Fatos Berishës në këtë shfaqje është Butrint Pasha ndërkaq mesazhet e tyre vijnë me rolin e aktorëve si: Besfort Berberi, Vlera Pylla, Edmond Hafizademi, Bujar Ahmeti, Miradije Muriqi, Arbies Komoni, Ylber Mehmeti, Yllka Lota, Myrvete Kurtishi dhe Ahmet Bakija.

Kujtojmë se Festivali “Skupi” do të vijojë deri më 18 tetor. Si në edicionet e kaluara, në “Skupi 2017″ do të ndahet një çmim – Gran-pri për shfaqje më të mirë, për të cilin do të vendosë juria treanëtarëshe në përbërje të: Vebi Qerimit, Gjorgji Jolevskit dhe Lluka Kortinës.

Për më shumë:  http://www.skupifestival.org.mk/al/Index

Biletat mund të blihen në http://www.karti.com.mk/http://mktickets.mk/ dhe në Qendrën Kulturore Rinore para shfaqjes.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button