Qeverisja me qytetarët, Rama: Nga nesër nisin takimet

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediat pasditen e së premtes ka dhënë detaje mbi projektin e kabinetit të tij për qeverisjen me qytetarët, transmeton Top Channel. 

“Do ndajmë çdo projekt me përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit, do diskutojmë me drejtues e administratorë ecurinë e punëve të përbashkëta”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se nga nesër do të nisin takimet me kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.

Kryeministri ka bërë gjithashtu me dije se, është miratuar një proces që detyron çdo muaj anëtarët e kabinetit qeveritar dhe ekipet e tyre të shohin nga afër punët në sektorin e tyre në çdo qark të Shqipërisë.

“Këto janë përpjekje për të ndërtuar atë që konsiderojmë domosdoshmëri për Shqipërinë që duam”, ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button