Lorik Cana rrëfen pengun e ceremonisë së lamtumirës nga futbolli

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana, pak ditë më parë i dha lamtumirën zyrtarisht futbollit në një ceremoni që u zhvillua pak para se të fillonte ndeshja me Italinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Ai zbriti në stadium i përlotur, duke mbajtur në krahë djalin e tij dy-vjeçar Boiken, përcjell Bordo.al.

I ftuar në programin “Opinion” të Blendi Fevziut Loriku ka shprehur gjithë emocionet e tij gjatë karrierës në futboll, vështirësitë e momentet e gëzueshme. Duke u ndalur tek ceremonia e lamtumirës ai rrëfeu se i kishte ngelur një peng nga e gjithë kjo. Ish-kapiteni i kuqezinjve ka treguar se si ai, edhe shokët e skuadrës e kishin menduar ndryshe largimin: që ta linte duke luajtur! Loriku do të kishte preferuar më mirë të luante një ndeshje miqësore, por duke qenë se nuk u realizua, ky proces u finalizua në formë përshëndetëse. Arsyeja që Cana zgjodhi Italinë ishte e thjeshtë, ai ka luajtur disa vite për të kaltrit e ky shtet është edhe origjina e bashkëshortes së tij Monikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button