LSDM: Maqedonia është e lirë, qytetarët masovikisht të dalin në votim dhe ta festojnë demokracinë

Të gjitha institucionet kompetente janë tërësisht të profesionalizuara dhe të përkushtuara në zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike. Qytetarët të jenë të qetë dhe të mos u nënshtrohen lajmeve të rreme të VMRO-DPMNE-së dhe të dielën në mënyrë masovike të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e votës. E drejta votuese është garantuar, ndërsa vullneti zgjedhor i qytetarëve do të respektohet në tërësi, porositën sot nga Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë.

Koha e keqpërdorimeve të institucioneve, ryshfetit dhe shantazhit dhe kanosjeve për qëllime parazgjedhore partiake, shtojnë nga partia, përfundoi me largimin e VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit në opozitë dhe siç theksojnë asnjë “roje” nuk mund ta kthejë.

“VMRO-DPMNE nuk mundet dhe nuk di të funksionojë në kushte korrekte dhe të rregullta dhe prandaj të dielën do të humbas në zgjedhje demokratike, korrekte dhe të lira në të cilat qytetarët do t’i rrumbullaksojnë ndryshimet edhe në nivel lokal dhe do t’i japin fund qeverisjes dekadëshe kriminele dhe joekonomike të VMRO-DPMNE-së me komunat”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button